Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë nesër në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se hapja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të jetë një manifestim madhështor dhe do të shërbejë si një prelud i fitores.
Berisha: I ftoj të gjithë shqiptarët që të kurorëzojmë me një manifestim madhështor, si prelud i fitores tonë të ardhshme, nesër në orën 12:00, në stadiumin “Air Albania”.
Më herët edhe kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta bëri një reagim në rrjete sociale, ku ju bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.