Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi në KAS rezultatin e 14 majit për këshillin Bashkiak në Lezhë, duke kërkuar rinumërim të votave me arsyetimin se u blenë vota me para të krimit të organizuar.
Koalicioni Meta-Berisha pretendon se procesi i numërimit të votave për këshillin në 2 qendrat e KZAZ 12 dhe 13 ka qenë i parregullt pasi komisionerët janë larguar shpesh nga tavolina – pretendon koalicioni – dhe numërimin e kanë vijuar njerëz pa mandate. Kjo ka ndikuar në rezultatin e miratuar nga KQZ, thuhet në kërkesën drejtuar KAS.
Në ankimimin e firmosur nga Endrit Braimllari thuhet se kandidatit për këshillin e Lezhës, Lirim Torba të FRD-së i janë shtuar në procesverbal 100 vota nga nipat e tij që ishin në tavolinat e numërimit. Vota të cilat janë bërë shkak që Koalicioni “BF” të humbasë mandatin e 7 në këshill bashkiak, të cilin e merrte për vetëm 21 vota.