Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka nisur aksionin pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ditën e sotme do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike.
Mbledhja do të nisë në orën 12:00 dhe fokusi i diskutimit me grupin parlamentar do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 14 majit.
Si rend dite është njoftuar “Maskarada zgjedhore e 14 Majit, problematikat e hasura para, gjatë dhe pas procesit”.