Materialet zgjedhore kanë mbërritur në Korçë me makina të ushtrisë. Objektet që do të përdoren si ZAZ do të monitorohen nga Policia e Shtetit në mënyrë të pandërprerë. Deri më tani nuk janë raportuar incidente.
Në Bashkinë e Korçës ka 2 ZAZ, nr. 73 dhe 74 dhe mbi 100 mijë votues.
Qarku i Korçës ka 7 KZAZ me numra 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75.
Më herët materialet zgjedhore për zgjedhjet e 14 Majit mbërritën edhe në Bashkinë e Pogradecit, me mbi 70000 votues dhe 106 QV. Nënkryetari i ZAZ 69 në Pogradec, Mondi Mekolli është shprehur se nuk ka patur problematika.