Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Takimi do të ketë në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit.
Më herët, Glover është takuar edhe me përfaqësues të tjerë politik, si dhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.