Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar sot 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke ndarë videon e fjalimit të tij krah presidentit amerikan George W. Bush. Berisha mbajti një fjalim që po ashtu mbeti në histori për shprehjen e famshme “This is a miracle of Freedom!” – Kjo është mrekullia e lirisë!, fjali që solli duartrokitje nga të pranishmit.
“Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave. Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s. Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare!“, shkruan Berisha.
POSTIMI I BERISHËS: