“14-vjeçe nuse” në Divjakë, lihet në burg dhëndri 20 vite më i madh!

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin Aranit Arapi. Aranit Arapi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 14-vjeçare, me të cilën bëri dasmë dhe jetuan në një shtëpi për 10 muaj. Dhëndri 20 vite më i madh se nusja minorene, Aranit Arapi u arrestua dy ditëe më parë nga policia, pasi akuzohet për marrdhënie seksuale me të miturën 14-vjeçare.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, të cilët nuk kanë qenë dakord me martesën e tyre që prej fillimeve te romancës së 34-vjeçarit me të miturën. Pas arrestimit, prindërit e djalit treguan për mediat se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi prej 10 muajsh. Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe shkoi në fshatin Kryekuq të Divjakës, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bëri dasmë. Në një intervistë për Klan News prindërit e të arrestuarit thanë se djali u kishte thënë se nusja ishte 17 vjeçe dhe jo 14.

“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës. Prindërit e Aranit Arapit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, duke thënë se “ai nuk e mori me zor të miturën në shtëpi”.

“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *