14 vjet Shqipëria në NATO, Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kreu i shtetit me 2 fjali është shprehur krenar për këtë arritje të vendit.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!,”-shkruan Begaj.

Shqipëria shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *