1425 delegatë janë prezent sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Kuvendin e PD të mbledhur sot, Belind Këlliçi.
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim ku thekson se numri i delegatëve ka ardhur në zbritje që ka kuvendi i 20 korrikut.
Postimi i Kreshnik Spahiut:
Kujtesë për mediat që s’kanë memorje:
– PD e 20 korrikut 7.200 delegatë;
– PD e 11 dhjetorit 4.980 delegatë;
– PD e 18 dhjetorit 5.900 delegatë;
– PD e 30 e prillit 1.800 delegatë.