143 kg kokainë në portin e Durrësit, jepet vendimi për dy administratorët

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti. “Arrest me burg” është masa e caktuar nga Gjykata e Durrësit për dy administratorët, që kishin porositur banane në kontejnerin ku u gjetën 143 kg kokainë. Kujtojmë faktin se lënda narkotike u sekuestrua pak ditë më parë në portin e Durrësit.

Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh, dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve, si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *