Detaje të reja po zbardhen në lidhje me vrasjen e biznesmenit Iljaz Çali.
Burimet për median bëjnë me dije se ditën e sotme policia ka evidentuar 15 persona në lidhje me ngjarjen, ku priten që të merren në pyetje.
Sakaq, personat e marrë në pyetje janë familjarë të viktimës, por në pyetje janë marrë edhe persona që kanë pasur përplasje me Çalin.
Ndërkohë, mësohet se dëshmitë kanë qartësuar pistën kryesore të hetimeve. Hetuesit kanë dalë në përfundim, se vrasja e 37-vjeçarit është kryer nga vrasës me pagesë.
Kujtojmë, se Çali u vra në Autostradën Tiranë -Durrës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një makinë “Land Rover”, të marrë me qera nga biznesmeni.
Burime bëjnë me dije se në autimjetin nga ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, fuoristrada e Çalit kanë qenë 3 persona. Ndërkohë dyshimet janë se 37-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga një tjetër person, i cili i ka dhënë autorëve informacion për levizjet e viktimës.
Ky është dhe shkaku që hetuesit dyshojnë se janë vrasës me pagesë, pasi autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimës, madje e ka ndjekur atë nga pas, dhe finalzimin e atentatit e kanë zgjedhur jo më kot në në afërsi të mbikalimit të Rinasit, me qëllim që të kishin mundësi që të dilnin me shpejtësi nga autostrada.
Autorët perveçse kanë kryer me pikmëri atentatin, duke mos lënë shumë prova në vendin e ngjarjes, ata janë ndihmuar për të humbur gjurmët edhe nga fikja e dritave në këtë aks rrugor, ku sipas burimeve nga grupi hetimor për shkak të errësirës, kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar asnjë person te dyshuar për atentatin që i mori jetën 37-vjeçarit, Iljaz Çali.