15 vite shtet, Kurti: Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje festive për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se detyrë kryesore është se kur të vijë 20-vjetori, të jenë shumëfishuar arsyet që të rinjtë ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme të mirë.

Më tej, ai tha se Pavarësia jonë është rezultat i historisë shekullore të Kosovës si vend ku kanë jetuar krah për krah me shumicën shqiptare.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje. Sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë. Jeni ju ata që nuk keni lejuar dhe nuk do të lejoni që në Kosovë të abuzohet me pushtetin, jeni ju ata që e meritoni urimin dhe falënderimin e përzemërt për 15 vjetorin e kësaj demokracie. Pavarësia jonë qe rezultat i historisë shekullore të Kosovës si vend ku kanë jetuar krahë për krah me shumicën shqiptare dhe bashkë me të edhe komunitetet e feve e gjuhëve të ndryshme. E dimë mirë se çfarë është bashkëjetesa. Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet”, tha Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *