Një tjetër shqiptar shkëlqen në skenën e “The Voice of Kids” në Gjermani. Sefidin Xhemaj është 15-vjeçari, i rritur në Austri i cili ka arritur në gjysmëfinale dhe ka rrënqethur me zërin e tij duke ngritur në këmbë të gjithë publikun.
Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Wake Up”, Sefedini shpjegon se i ka mbajtur sytë e mbyllur deri në fund: “kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”.
Nëna e tij, Mirnete Xhemaj rrëfen se ka qenë shumë e emocionuar, dhe njëkohësisht shumë krenare që djali saj performonte në një skenë aq të madhe.