15 vjetori i Pavarësisë, Berisha: Kosova, shteti i standardeve më të mira për funksionimin e ligjit

Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një mesazh urimi për 15-vjetorin e  Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presidenti Ibrahim Rugova. Më tej ai shton se Kosova ka shënuar arritje dhe suksese të mahnitshme duke e cilësuar si shteti i standarteve më të mira për funksionimin e ligjit.

“Ndërtoi pushtetin paralel të shqiptarëve që kundërshonte pushtetin e pushtuesve. Mbrojti dhe paraqiti këtë çështje dhe zgjidhjen e saj. Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit Adem Jashari. Vepër e luftëtarëve të lirisë, komadantëve. Mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës.

Sot çdo shqiptar festën me krenari të veçantë 15-vjetorin e Kosovës së Pavarur. Kosova ka shënuar arritje dhe suksese të mahnitshme. Është shteti i standarteve më të mira për funksionimin e ligjit. Shteti në të cilin ekonomia zhvillohet. Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë. Edhe një herë, gëzuar të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *