Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
Më anë të një postimi në rrjete sociale, Meta ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë me një foto kur ai ka dalë vite më parë me Ibrahim Rugovën. Krahas fotos, kreu i PL, shkruan se Kosova në pak vite është shndërruar shembull frymëzimi për Shqipërinë dhe rajonin.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin! Urimet më të përzemërta”, shkruan Meta.