Ditën e sotme, Kosova feston 15-vjetorin e saj të Pavarësisë. Një ditë feste dhe si e tillë mesazhet e urimit nuk mungojnë.
Partizani është skuara e parë që ka bërë një urim special për këtë ditë të shënuar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi i kuq ka uruar Kosovën me “djemtë” e saj.
Leart Zekolli dhe Ëngjëll Hoti janë të përzgjedhurit e vendosur në postimin e klubit të kuq, ndërsa ka shkruar: “GËZUAR DITËN E PAVARËSISË KOSOVË”.