Kreu i PD-së, Sali Berisha ka postuar një mesazh me rastin e 15-vjetorit të vizitës së parë dhe historike të një presidenti amerikan në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se vizita e George Bush shënon momentin më kulmor në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Postimi i Plotë:
Sot, 15-vjetori i vizitës historike të Presidentit George Ë. Bush në Shqipëri!
Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historine 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Në këtë vizitë, miku i madh i kombit shqiptar George Ë. Bush deklaroi: “The time is noë”, tani është koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.
Të dy këto arritje, me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh, u bënë realitet. Ndaj le t’i shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe t’i urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve, Presidentit George Ë. Bush.