Gjendet pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë

Policia njofton për gjetjen e një personi pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Kamenicë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kamenicë 27.08.2022-16:55. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekspertizë. Rasti në proces hetimor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *