A është i rrezikshëm gripi i “domates’ për fëmijët? Ekspertët japin këshilla

Një sëmundje e re është shfaqur prej muajsh në Kerala të Indisë.

Është “gripi i domates” që sipas The Lancet Respiratory Medicine , rasti i parë u regjistrua më 6 maj.

A është sëmundje  e re? A ka rrezik të lartë ?

Ja çfarë thonë  ekspertët:

Analizat laboratorike treguan se ata ishin të infektuar me enterovirus Coxsackie A16. Virusi në fjalë shkakton të ashtuquajturën “sëmundje të dorës, këmbës, gojës”. Emri rrjedh nga flluska që pacientët shfaqin në duar (pëllëmbët), shputat e këmbëve dhe brenda zgavrës me gojë.

Prandaj, shkencëtarët argumentojnë se gripi i domates është në thelb sëmundja e duarve, këmbëve, gojës dhe nuk është një formë e re e gripit ose nuk lidhet në asnjë mënyrë me domatet dhe së fundi nuk është një sëmundje e re. Gjithashtu, nuk ka të bëjë fare me sëmundjen e Afta Epizootike në bagëti.

“ Zakonisht është e lehtë dhe pastrohet vetë brenda një jave apo më shumë. Analgjezikët mund të jenë të dobishëm ”, përfundojnë shkencëtarët.

Duke shtuar edhe një këshillë për prindërit që të sigurohen  që fëmijët me sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës të qëndrojnë jashtë aktiviteteve shkollore për të paktën pesë ditë pas shfaqjes së simptomave të para.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *