153 familje do të kalojnë Vitin e Ri në banesat e reja/ Rama: Brenda vitit 2022 të gjitha gjurmët e tërmetit do të jenë zhdukur

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Kavajë janë rindërtuar banesat e reja qytetarët të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Rama u shpreh se nuk ka asnjë ngarkesë financiare për ata që u goditën drejtpërdrejt nga tërmeti.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se synimi është që brenda vitit 2022 të gjitha gjurmët e tërmetit të jenë zhdukur dhe kudo ku tërmeti hapi një plagë të ketë një shtëpi të re.

“Ne mund të kishim qenë më të shpejtë nëse një fatkeqësi tjetër nuk do të hynte në mes, pandemia. Por sot duke parë kaq shumë familje që po kthehen në shtëpi është një burim energjie dhe kurajë si edhe krenarie. Është një nga ato arsye që të jep politika për të vijuar të merresh me të dhe për të mos u neveritur deri në pikën që të mos i kthesh asaj kurrizin duke i lënë njerëzit vetëm.

Janë në një bllok banimi me standarde optimale. Një bllok banimi me hapësira për fëmijët, të moshuarit, me parkingje nëntokësore dhe me mundësi që të gjithë të ndjehen pjesë e një komuniteti dhe pronarë legjitimë. Nga momenti kur hyni në shtëpi ju jeni pronarë të këtyre shtëpive. Banesat janë tuajat për ti dhënë me qira, apo për t’i shitur si të gjithë pronarët e ligjshëm. Ky program rindërtimi nuk është thjesht për ndërtimet, por një program që ka filluar punën që ditën e parë, edhe për të zgjidhur çështjet e pronësisë. Pa ndërtuar kampe me rulota apo çadra. Çadrat u vendosën vetëm në zonën e fshatit dhe aty ku shtëpitë ishin larg qendrave të banuara për t’u ardhur në ndihmë atyre që për shkak të tokës donin të rrinin aty. Tani të gjithë ju që hyni në shtëpinë e re, sot qëndrojnë në shtëpi me qira të paguara nga qeveria. Ata familje që janë në çadër, janë sepse duan të rrinë tek toka apo gjëja e gjallë, por edhe ata marrin bonus qeraje çdo muaj. Po ashtu dua të them se këto nuk janë lekët e botës. Në gjithë programin e rindërtimit kontributin kryesor e ka qeveria shqiptare dhe në jemi krenarë për këtë. Ndërsa për ata që akuzojnë se ku i çuam paratë, u them se bota lekët nuk na i jep ne, por i bën vetë projektet dhe i përmbyll vetë ndërtimet. Qeveria bën vetëm monitorimin e procesit”, ka thënë Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *