Reperja nga Prizreni, Tayna, duket se ka nisur punën për një album të ri.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri i saj, Rinor Hykolli, përmes një postimi të ndarë më ndjekësit në InstaStory.
Duke zbuluar detaje më të hollësishme, ai njofton se albumi përmban gjithsej 16 këngë.
“Albumi me 16 këngë po vjen”, thekson ai.
Ai madje u ka bërë thirrje të gjithë artistëve tjerë që të lansojnë këngët e tyre, përpara që Doruntina Shala (emri i vërtetë) të sjell albumin.
“Vraponi publikoni çfarë keni në mend”, shton më tej Hykolli.
/Priza.al/