Personi i dyshuar si autor i vrasjes së Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar këtë mbrëmje. Sipas ‘Telegrafit’ ai është arrestuar rreth orës 20:10.
“Rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë.
Ngjarja e ka nisjen në vitin 2019, kur Januzaj u transferua nga Prizëreni në Pejë si mësues. Ai ka ngacmuar seksualisht vajzën 13-vjeçare të Gëzim Kastratit, gjë që e cila kishte edhe indicjen e parë të sherrit mes familjeve. Kastrati e ka denoncuar në polici Januzajn, i cili u dënua me mbi 3 vite burg, por doli më pas për shkak të mungesës së provave.
Vrasja ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njoftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i qëlluar njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma.