Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën 17 kg kokainë në mjetin me të cilën po udhëtonin. Operacioni nisi të enjten pasdite në periferi të Latina.
Pasi identifikuan dy personat, të dy me origjinë shqiptare, policët vendosën të vazhdonin me një kontroll më të thelluar. Shtetasit po udhëtonin me një furgon Fiat Ducato.
Ajo që nxiti dyshimet e hetuesve dhe motivoi kërkimet ishte nervozizmi që të dy nuk mund ta fshihnin. Dhe në fakt në bordin e mjetit, brenda një kontejneri të ngjashëm me një kovë të madhe, kishte gjithsej 17 kilogramë kokainë.
Të dy përfunduan në burg ndërkohë që hetimet vazhdojnë, për të përcaktuar rolin e tyre në trafikun lokal dhe ndërkombëtar të drogës.