17 tetor/ Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë.

Ambasada në ‘Facebook’ shkruan se tema e këtij viti është ‘dinjitet për të gjithë në praktikë’, pasi dinjiteti i përket të gjithëve.

Sakaq shton se shumë njerëz që jetojnë në varfëri të vazhdueshme, përjetojnë mohimin dhe mosrespektimin e dinjitetit të tyre.

Postimi i plotë:

?? | Sot është Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë dhe tema për këtë vit është “dinjitet për të gjithë në praktikë”. Dinjiteti i njeriut nuk është vetëm një e drejtë themelore në vetvete, por përbën bazën e të gjitha të drejtave të tjera themelore. Prandaj, “Dinjiteti” nuk është një koncept abstrakt: ai i përket secilit prej të gjithëve ne. Sot, shumë njerëz që jetojnë në varfëri të vazhdueshme, përjetojnë mohimin dhe mosrespektimin e dinjitetit të tyre. Mësoni më shumë rreth përkushtimeve që bëjmë së bashku për drejtësinë dhe paqen sociale:

Por çfarë është dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë?

Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë mbahet çdo vit më 17 tetor për të siguruar:

  • Мundësi për ta pranuar angazhimin për luftën e njerëzve që jetojnë në varfëri;
  • Mundësi për të dëgjuar problemet e tyre;
  • Moment për të pranuar se njerëzit e varfër janë të parët që luftojnë me dhe kundër varfërisë.

Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Në 17 Tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme , dhunës dhe urisë.

Në një shkrim të publikuar në United Nation shkruhet se që të ketë miliona njerëz që janë duke jetuar në varfëri ekstreme, në një botë të karakterizuar nga një nivel i paparë i zhvillimit ekonomik, mjeteve teknologjike dhe burimeve financiare është një zemërim moral. Varfëria nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një fenomen shumëdimensional që përfshin mungesën e të ardhurave dhe aftësive themelore për të jetuar në dinjitet. Njerëzit që jetojnë në varfëri përjetojnë shumë privime të ndërlidhura dhe të ndërsjella që i pengojnë ata të realizojnë të drejtat e tyre dhe të përjtësojnë varfërinë e tyre, përfshirë këtu:

-Kushtet e rrezikshme të punës
-Strehim i pasigurtë
-Mungesa e ushqimit
-Qasje e pabarabartë në drejtësi
-Mungesa e pushtetit politik
-Qasje e kufizuar në kujdesin shëndetës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *