17-vjeçari nxirret nga rrënojat pas 4-ditësh, thotë se piu urinën e tij për të mbijetuar

Një 17-vjeçar i cili ishte bllokuar nën rrënoja në Gaziantep, është shpëtuar 94 orë pas tërmetit të së hënës.

Ai është transferuar menjëherë në spital me autoambulancë. Kur është nxjerrë jashtë, djali shihet i buzëqeshur ndërsa ekipet e shpëtimit brohorasin për shpëtimin e tij. Ai ka thënë se ka mbetur i detyruar të pinte urinën e tij për ta shuar etjen dhe kështu ka menaxhuar edhe të mbijetojë, raportoi TRTHaber.

Një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) ka thënë se 17-vjeçari i ka thënë se ishte lutur pesë herë në ditë përgjatë pesë ditëve.

Ai ishte munduar ta shpëtonte veten duke lëvizur nga pak nga një vend në tjetrin dhe duke bërë zë që ta dëgjonin.

Babai i tij i cili mësoi se djalin e kishte gjallë, nuk ka lëvizur nga vendi i rrënojave për ditë duke u lutur deri kur mori lajmin e mirë.

17-vjeçari pasi është nxjerrë me lot në sy ka thënë: “Jam mirë, mbijetova duke urinuar dhe duke e pirë atë. Mbijetova për shkak të Zotit. Vetëm prisja që të vinit dhe erdhët”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *