18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

18 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Sivjet nuk pritet të ketë aktivitete me rastin e kësaj dite, për shkak të pandemisë me koronavirus që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *