E shtuna e sotme, 5 nëntorit ka shënuar në vendin tonë rreth 12 aksidente rrugore prej orëve të para të mëngjesit, ku shkak është bërë moti i keq.
Të plagosur nga këto aksidente rrugore kanë mbetur 18 persona, ku një është në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidentet rrugore që ndodhën sot, vijojnë si më poshtë:
Aksident i trefishtë në Fier, me tre të plagosur;
Në aksin Tepelenë-Gjirokastër mbetën të plagosur 2 të plagosur;
Në aksin Elbasan-Librazhd nuk pati të plagosur nga aksidenti;
Në Kukës u shënuan 3 aksidente me 3 të plagosur;
Në Kukës-Morinë në Rrugën e Kombit, një i plagosur;
Në fshatin Shelqet të Shkodrës u shënua aksident me 3 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Në aksin Elbasan – Peqin u përplasën dy mjete dhe mbetën të plagosur të dy drejtuesit.
Në Elbasan dy persona që udhëtonin me dy makina u aksidentuan, ku mbetën të plagosur dy shoferët;
I fundit ishte në afërsi të Kapshticës, ku u plagosën dy persona.