Ashtu sikurse ka njoftuar më parë një nga njerëzit më të pasur në botë do të realizoi ëndrrën e tij pasi me datë 20 korrik do të fluturojë në hapësirë së bashku me vëllanë. Ky do të jetë fluturimi i parë njerëzor i cili do të realizohet nga kompania e tij, Blue Origin.
Gjithashtu në ankand u nxor bileta për një vend brenda kapsulës për këdo që dëshironte ti bashkohej çiftit në fluturimin inaugurues. Por tashmë duket se identiteti i personit të tretë është zbuluar. Ai është vetëm 18 vjeç dhe sapo ka mbaruar shkollën e mesme.
Më 20 korrik, ai pritet të bëhet astronauti më i ri në histori, Oliver Demen është pasagjeri i parë Blue Origin që paguan një biletë, duke shoqëruar miliarderin Jeff Bezos në fluturimin e parë turistik hapësinor.
Oliver deklaron se udhëtimi është një ëndërr e realizuar, teksa tregon se është i impresionuar nga hapësira, Hëna dhe raketat që kur ishte katër vjeç. “Fluturimi në hapësirë zgjat vetëm 10 minuta, por unë tashmë e di se këto do të jenë 10 minutat më të veçanta të jetës sime. Jam shumë i lumtur që do të mundem të shoh botën nga lart.”
Ai do të fillojë studimet në Universitetin e Utrecht në shtator.
/Burimi: newyorklatestnews/përshtati në shqip Priza.al/