Melisa Lleshi është një personazh mjaft i komentuar. Së fundmi, ajo është kritikuar për të folurën e saj në “Dance Albania”, që në fakt duket mjaft e përkëdhelur. Por ja si i përgjigjet ajo kritikave:
“Flas shumë normal. Di të artikuloj shumë qartë, por sa më shumë që rritem, aq më shumë do ta mbaj fëmijën brenda vetes, sado që disa i bezdis”.
Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet. Së fundmi, Andi ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, dhe sigurisht që nuk munguan pyetjet rreth Melisës. Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren dhe ka nisur një romancë të re.
Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.
“Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”, u shpreh ai.
Më pas, u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.