Tritol një biznesi në Durrës, detajet e para

Mëngjesin e sotëm banorët e lagjes nr 7 në Durrës janë tronditur nga një shpërthim i fuqishëm, ndaj një butiku rrobash. Policia njofton se si pasojë e tritolit në qepen ka pasur vetëm dëme material, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po ashtu po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K.,  ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *