2.3 tonë kokainë drejt Europës, arrestohet shqiptari që drejtonte rrjetin ndërkombëtar të drogës (Emri)

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë peruane, pasi akuzohet se ka drejtuar bashkë me një italian rrjetin ndërkombëtar të drogës, që po përgatitej të furnizonte Evropën me mbi 2.3 tonë kokainë.

Mediat italiane e kanë cilësuar shqiptarin Kadri Cjoci si koka e një rrjeti ndërkombëtar të drogës. Ai ka rënë në pranga bashkë me italianin Pasquale Bifulco me të cilin po përgatitej të furnizonte Evropën me mbi 2.3 tonë kokainë.

Në operacion u arrestuan në total katër persona. Peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Banda merrej prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha që kishin destinacion vendet e Evropës, siç është Gjermania dhe Italia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *