Denisa Bushka, 34 vjeçe, u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës këtë të shtunë, pas arrestimit më 12 prill me 40 doza kokaine gati për shitje në zonën e Komunës së Parisit.
E reja mundi t’i shpëtojë burgut pasi nuk ka kush të kujdeset për 2 fëmijët e mitur. Denisa Bushka punonte estetiste në disa sallone në kryeqytet dhe bashkë me shërbimin, disa klientëve u shiste edhe doza kokainë nga 10 deri në 50 gramë.
Dyshimet e policisë janë edhe për persona të tjerë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e drogës, si bashkëpunëtorë të gruas dhe hetimet vijojnë.
Shitja e kokainës ka pësuar rritje në 3 muajt e parë të vitit 2023 në kryeqytet. Disa janë zonat me përqendrimin më të lartë të këtij aktiviteti të paligjshëm, kryesisht nëpër lokale të natës dhe jo vetëm.
Nga të dhënat e sektorit të narkotikëve në Policinë e Tiranës, kokaina është droga që zë peshën më të madhe të shitjes në treg, krahasuar me llojet e drogave të tjera.
Kryesisht kokaina shpërndarë në lokalet e natës së ish-Bllokut, në Komunën e Parisit dhe në Tiranë të Re.
Në rritje janë edhe arrestohet e shpërndarëse të heroinës, krahasuar me një vit më parë – thonë burimet pranë Policisë së Tiranës.