Moderatorja Erjola Doçi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka bërë një deklaratë e cila bëri bujë, ku ajo thotë se shpenzon deri në 2000 euro në muaj vetëm për kujdesin e fytyrës.
Por në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetarja e njohur Aida Shtini nëpërmjet një postimi në Facebook. Ajo argumenton se me këtë shifër mund të jetojnë 4 familje në muaj dhe i bën thirrje të rinjve të mos dekurajohen kur shohin një realitet të tillë në ekran apo në rrjetet sociale.
“E po 2000 € në muaj për kremëra…Po të isha aty në studio do ta kisha pyetur këtë vajzën : “Çfarë pune bëni për të jetuar?” 2000 € vetëm për kremëra ndërkohë që me ato lekë mundet të jetojnë 4 familje në muaj…. Platoni thoshte, se një njeri duhet të marrë të ardhura aq sa i duhet për të jetuar, tepricat duhet t’i dhurojë, përndryshe dëmtohet mendërisht dhe shpirtërisht dhe bie pre e kotësisë dhe vesit, si dhe e botës materiale dhe harron shpirtëroren. Prandaj, miq tërë ata e ato që dalin nëpër media , e nëpër rrjete sociale, facebook, instagram e Tik Tok dhe reklamojnë çanta, bluza, jetë luksi mos i kini zili, sepse janë shpirtërisht më të varfër se ata që janë të varfër materialisht. Kur shpirti është bosh “ato/ata” të shkretë mendojnë se do ta mbushin me gjëra materiale….harrojeni, nuk mbushet kurrë shpirti me materie”- ka shkruar moderatorja.