‘2 mijë euro për raport fals’/ Kapet ish-mjeku i burgut të Peqinit, mundësonte nxjerrjen e të burgosurve

Ish-mjeku i burgut të Peqinit, Eduard Ruçi është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ruçi akuzohet për korrupsion pasi kërkonte ryshfet të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim për vrasje, duke i dhënë raport fals. Mësohet se Ruçi në favor të ryshfetit përpilonte raport mjekësor për dërgimin e të dënuarit në spital për të kryerjen e një operacioni.

Ruçi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”, ku dhe është kërkuar dënimi me burg.

Rasti është bërë i ditur para tre vitesh më 11 nëntor  dhe një ditë më pas u shkarkua nga detyra e tij.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *