Kryetari i bashkisë së Devollit Eduard Duro u paraqit ditën e sotme në SPAK.
Ai qëndroi rreth dy orë dhe pas daljes nga ambientet e SPAK u shpreh se do të qëndrojë në detyrë dhe nuk do të japë dorëheqjen.
Duro akuzohet se ka lincencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.
Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.