Një 18-vjeçar ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga dy persona në Berat. Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të shkaktuara prej mjeteve të forta.
Pas dërgimit në spital të 18-vjeçarit është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve nga ana e Policisë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.