Në një moment ku kriza energjetike në Shqipëri vazhdon të thellohet, me pasoja të rënda në xhepat e qytetarëve të vendit, për shkak të rritjes së çmimeve, në vend po lulëzojnë edhe shtëpitë e barit.
Përpos kësaj të fundit, në Shqipëri, autoritet kanë urdhëruar të gjitha qytetet të fikin dritat në ndërtesat publike dhe në rrugë kur është e nevojshme.
Nësë, autoritetet do të ishin realisht të shqetësuar në lidhje me vijueshmërinë e krizës në vend, atëherë në Shqipëri nuk do të lulëzonin shtëpi bari të cilat kultivohen me paisje elektrike, duke vjedhur energji.
Në shumicat e rasteve rezulton që këto banesa e vjedhin energjinë, dhe OSHE, nuk arrin t’i evidentojë të gjithë dhe në një kohë të shpejtë.
Operacioni “LED 2”, i zhvilluar në Durrës, nxorri në dritë edhe njhërë se vendi ynë nuk po vuan për energji, por se jemi vend i vjedhur dhe se autoritetet heshtin kundrejt këtyre shtëpi barri, duke mohuar faktin se çdo ditë, vidhet nga xhepat e Shqiptarëve.
Gjatë operacionit “LED 2”, janë zbuluar 2 banesa, të përshtatura këto të fundit për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Policia ka arritur të sekuestrojë 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.
Në pranga kanë qenë 2 shtetasit, Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, dhe K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Si dhe policia është në kërkim të shtetasit N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.