2 skenat e krimit që prodhuan në total 4 viktima/ Hetuesit gjejnë të përbashkëtat në këto masakra, detaje…

Detaje të reja kanë dalë në ditë në dy vendngjarje që lanë pas viktima. Nga atentati në Milot, ku u vra 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi, ku i fundit rezultonte të kishte njohur me Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në masakrën e Fushë Krujës.

Mësohet se grupi hetimor ka shoqëruar 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu, janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Grupi hetimor ka ushtruar kontroll në 8 ambiente, me qëllim grumbullimin e provave, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje 108 gëzhoja, që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore, së bashku me provat e tjera nga vendi i ngjarjes.

Për hetimin e ngjarjes, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ku po aplikohen e përdoren teknikat dhe metodat speciale te hetimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *