2 të vdekur dhe 740 raste pozitive brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e Covid-19 dhe shifrat e infektimeve kanë pësuar një rritje të menjëhershme.

Janë bërë 5.646 testime, nga të cilët kanë rezultuar 740 raste pozitive. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima, ndërsa janë shëruar 48 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.

Njoftimi i MSH’së:

16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157. Në total numri i rasteve aktive është 8.544.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *