Këngëtarja me famë botërore Jessy J ka bërë një pauzë në muzikë por mesa duket rikthimi i saj nuk do të jetë shumë i largët dhe këtë e ka paralajmëruar vetë ajo nëpërmjet një story në Instagram ku shtron një pyetje shumë provokuese për fansat e saj.
“Jam kaq gati! Po ti je?”-shkruan ajo.
Disa kohë më parë, vetë këngëtarja ka rrëfyer se largimi nga muzika erdhi si pasojë e disa problemeve shëndetësore dhe se që nga ‘divorci’ me muzikën, i janë dashur plot 2 vite për të përgatitur këngët që pritet t’i publikojë së shpejti, ndoshta edhe më shpejt seç ne e kishim menduar.
‘Pjesa më e vështirë e të qenurit artist është se duhet të hapësh plagët për të shëruar njerëzit e tjerë dhe nuk ke shpesh kohën për të shëruar tënden’,- është shprehur Jessy J.
Këngëtarja e shumë hiteve si ‘Nobodys perfect’, ‘Price teg ‘, ‘Flashlight’ po jeton një romancë te re me të dashurin Max Pham Nguyen. Çifti duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.