2 vite nga tërmeti tragjik, fatkeqësitë që na mësojnë se jeta e vdekja ndahen nga një fije

E premtja e sotme shënon dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që i mori jetën 51 personave dhe ku mbi 1000 persona të tjerë u plagosën. Qytetet e prekura më së shumti nga tërmeti ishin Durrësi, Fushë-Kruja, Laçi, Lezha e Tirana.

Pasojat e tërmetit kanë të dukshme edhe sot pasi shumë banorë nuk janë sistemuar akoma nëpër shtëpi e ndërkohë një pjesë e mirë e tyre tashmë janë pajisur me banesa të reja.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.

51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri në spital nga plagosjet gjatë lëkundjeve dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.

300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’iu ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave. Aktualisht vijon procesi i rindërtimit në shumë bashki, ndërsa ka familje që kanë hyrë në banesat e tyre të reja si dhe shumë të tjera që pritet të futen këto ditë, duke shpresuar për një jetë të re.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *