Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi kultivonin lëndë narkotike. Mësohet se shtetasit Mirush Kula dhe Sami Lame, janë dënuar me 20 muaj burg.
Shkak për këtë të fundit është bërë arrestimi i një rasti të ngjashëm dy dite më parë, ku këta dy persona kanë qenë të pranishëm kur policia bastisi banesën ku kultivohej kanabis mbi një lokal në Trafalgar Street, Consett, më 24 mars.
Gjatë seancës gjyqësore, Lame pohon se kishte pasur rolin e kujdestarit, ndërsa Kula merrej vetëm me ujitjen e bimëve. Pasi doli nga burgu, Lame jetonte në Bedford ku dy persona i ofruan punë dhe e dërguan në Consett. Familja e tij u largua nga Shqipëria dhe tani jeton në Itali, ku gruaja e tij kujdeset për nënën e tij të sëmurë.
Ndërsa, Kula pohoi se qëllimi i tij ishte të gjente ponë në ndërtim për të siguruar të ardhura për fëmijët në Shqipëri. Pasi të kryejë dënimin me burg, Kula pritet që të dëbohet, ndërsa Lames pritet të marrë përgjigjen për statusin e azilit.