20 orë tmerri në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, pasagjerët: Kishim të sëmurë por s’kishim mjek

I nisur që mbrëmjen  e djeshme nga Brindisi, trageti me 77 pasagjerë ka arritur të parkohet në portin e Vlorës edhe pse me disa orë vonesë për shkak të motit të keq.

Pasi kanë zbritur  pasi gati 20 orësh udhëtim, pasagjerët kanë shprehur ankesat e tyre duke thënë se në kushte të tilla në traget mungon një mjek apo edhe problematike të tjera me të cilat janë ndeshur, duke bërë udhëtimin mëse stresues dhe të lodhshëm.

“Aq shumë jemi lodhur sa ne e dimë, kemi që dje, sot në mëngjes u nisëm. Trageti qëndroi tre orë në det. Nuk po qëndrojmë dot më, pa ngrënë, pa pirë, ca të themi”, shprehet njëri prej pasagjerëve.

“Nuk kishte asnjë doktor, e pata motrën pak të pamundur, si ka mundësi gjithë ai traget, 7 orë udhëtim pa një doktor si ka mundësi. Mir që u lodhëm por nuk na dhanë asnjë shishe ujë, as ndonjë ndihmë për të ngrënë,”, shprehet një tjetër, për Top Channel. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *