Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Erjon Llapushin, i akuzuar për “Vrasje me dashje” pas ngjarjes së ndodhur më 2 tetor 2021. Llapushi ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Në këtë rast është hetuar gjithashtu Luan Dulellari, i akuzuar për “Moskallëzimin e krimit” dhe “Përkrahjen e autorit të krimit”. Ngjarja ndodhi në restorantin “Rozafa Fish” në Labinot, ku pas një debati, Llapushi goditi kamerierin Gazmend Kurmaku, i cili më pas humbi jetën më 7 tetor 2021.
Hetimet janë drejtuar nga Kreshnik Ajazi, kryeprokuror i rastit.