20 vjet nga rrëzimi i kullave binjake , Basha: Krah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit

TIRANË– Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një mesazh përkujtimor në nder të familjeve të viktimave të 11 shtatorit në SHBA, nga sulmet terroriste.

Kjo është një datë që ka mbetur ‘shenjë’ në memorien e të gjithë globit, ndërsa kryedemokrati është shprehur se kjo gjë duhet të shërbejë për të intensifikuar luftën kundër terrorizmit.

“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, tha Basha.

Sulmet e 11 shtatorit janë seri sulmesh terroriste, të udhëhequra nga Al Kaeda, kundrejt SHBA në 2001. Pikat në të cilat ishin përqëndruara këto sulme ishin ndërtesa me rëndësi si: Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.

Në total u shënuan rreth 3000 viktima ku pjesa më e madhe ishin civilë të kombësive të ndryshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *