“200-300 euro për një natë”/ Pushuesit po braktisin jugun, Rama: Çmimet janë marrëzi, të palogjikshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çmimet e larta që ofrojnë hotelet e restorantet në vend.

Gjatë takimit me kryebashkiaket, Rama e cilësoi rritjen e çmimeve në jug e ka cilësuar si një marrëzi që po i largon turistët drejt Turqisë, Greqisë apo Malit të Zi. Sakaq shtoi se është e palogjikshme që të shkojë çmimi i hoteleve 200-300 euro për një natë në një moment ku ka vende fqinje që i kanë çmimet më të ulëta se ne.

“Ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë më të lehtë të shkosh në Greqi, Turqi apo Mal të zi sesa të rrish në Dhërmi. Me të vërtetë është i mrekullueshëm por jemi akoma larg për garantim shërbimesh dhe ata që e garantoj të kenë çmime të ulëta. Është më e lehtë, sesa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën është e palogjikshme. Të shikosh hartën e frekuentimit, nuk ka pse të jetë Dhërmiu. Nuk është kompetenca juaj po duhet marrë përsipër një rol. Lezha për shembull ka vendosur një tavan në mënyrën e kryetarit të Bashkisë, është polici miqësor në komunitet. Se nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej një tavani. Tani bizneset bënë gjënë më të mirë dhe është plotë. Po të shikosh edhe flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në atë zonë e kupton që po shkon si duhet. Ka balancë për atë që ofrohet dhe atë që paguhet”, tha ai.

https://www.priza.al/2022/07/14/fluturojne-cmimet-e-pushimeve-operatoret-turistike-eshte-rritur-vaji-dhe-nafta-do-te-rriteshin-edhe-dhomat-autoriteti-i-konkurrences-nese-keni-fakte-na-i-sillni-te-nisim-hetim/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *