Zbulohet laboratori më i madh i kokainës në Evropë. I vendosur në provincën galike të Pontevedras në veriperëndim të vendit, laboratori punonte gjatë gjithë orarit dhe prodhonte çdo ditë 200 kilogramë hidroklorur kokaine të gatshme për përdorim.
Gjithsej 18 persona, përfshirë amerikano-jugorë, u arrestuan në 14 kontrolle shtëpish në katër rajone të Spanjës – Galicia, Madridi, Vendi Bask dhe Ishujt Kanarie.
Antonio Duarte, kreu i njësisë antidrogë të Policisë Kombëtare foli për një “goditje jashtëzakonisht të rëndësishme” kundër trafikut të drogës në Evropë.
“Krahas masave të tjera, në kuadër të hetimeve të nisura në muajin tetor, u bllokuan 17 prona dhe llogari të shumta. Kjo goditje kundër mafies së drogës konfirmon ndërkohë një prirje të re. Gjithnjë e më pak barna të gatshme për përdorim po eksportohen. Përpunimi kimik në laboratorët evropianë po rritet për të kursyer kostot. Kjo lidhet edhe me faktin se vlera e mallit të humbur në veprimet e konfiskimit nga autoritetet në Evropë është dukshëm më e ulët.