200 mijë francezë kërkojnë që të përsëritet finalja e Botërorit! Ja arsyeja

“Gjelave” nuk iu ka dalë inati i disfatës së dhimbshme në finale e Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Mbi 200 mijë tifozë francezë kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që finalja e Kupës së Botës të përsëritet, për shkak të gabimeve nga gjyqtari.

Argjentina fitoi me penallti kundër Francës pas një barazimi dramatik 3-3. Disa e konsideruan atë si një prej ndeshjeve më të mira që mund të jetë luajtur në një finale të Kupës së Botës.

Sipas raportimit të ‘Dailymail’, mbi 200 mijë tifozë kërkojnë që ajo ndeshje të përsëritet për shkak të gabimeve të gjyqtarit kryesor. Lionel Mesi shënoi golin e parë nga penalltia, pasi Dembele u gjykua se kishte rrëzuar Di Marian në zone.

 

Megjithatë, peticioni thotë se nuk ka pasur penallti, duke pretenduar se kontakti ishte minimal. Ata gjithashtu pretendojnë që edhe goli i dytë nuk ishte i rregullt, pasi ndaj Mbape pati faull pas ndërhyrjes ndaj Romeros. Teksa një kundërsulm bëri që topi të shkojë në anën tjetër të fushës, ku Di Maria shënoi dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *