200 milion euro në sezon, Cristiano Ronaldo i thotë “PO” kësaj skuadre

Mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi, por duket gjithçka e kryer për kalimin e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr në Arabinë Saudite!

Sipas asaj që raporton e përditshmja iberike, “MARCA”, ylli portugez është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë dhe do të jetë një lojtar i tyre që nga 1 janari i vitit 2023.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon. Mesa duket portugezi ka bërë një hap pas nga dëshira e tij për të luajtur me një skuadër europiane që është ende në Champions, duke u joshur nga oferta e parezistueshme e sauditëve.

Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të gjejnë përballë Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, të martën e 6 dhjetorit, në orën 20:00.

Kujtojmë se intervista “bombë” e Ronaldos, e publikuar disa ditë më parë nxorri në shesh shumë të vërteta, të paktën sipas portugezit, që u shpreh se shumë persona kërkuan ta largonin nga klubi dhe jo vetëm trajneri, për të cilin theksoi se nuk ka respekt.

Fjalë të rënda për një klub si United që tashmë ka marrë edhe vendimin përfundimtar mbi sulmuesin portugez.

Ai deklaroi në intervistën e tij për Pierce Morgan se nëse do të fitonte Botërorin, do të tërhiqej menjëherë nga futbolli. Përndryshe, mendonte të vazhdonte deri në moshën 40-vjeçare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *