William dhe Kate publikojnë portretin familjar për kartolinën e tyre të Krishtlindjeve

Princ William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kanë publikuar një foto të re familjare për kartolinën e tyre vjetore të Krishtlindjes. Fotoja tregon çiftin dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, duke ecur së bashku në një kopësht dorë për dore. Imazhi është bërë nga fotografi Matt Porteous në fillim të këtij viti në Norfolk.

“Princi dhe Princesha e Uellsit janë të lumtur të ndajnë një foto të re të familjes së tyre”, tha zëdhënësi i tyre.

Kartolina e parë e Krishtlindjeve e mbretit Charles si monark u publikua dje. Foto tregon Mbretin dhe gruan e tij në Mbledhjen Mbretërore të Braemar.

Imazhi është realizuar nga fotografi fitues i çmimeve Sam Hussein më 3 shtator, pesë ditë para vdekjes së Mbretëreshës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *